NJË AGJENCI PËR NXITJEN E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM EKONOMIK TË ZONAVE RURALE MALORE
Fondacioni “Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore” (MADA – Mountain Area Development Agency) është krijuar me Vendim Nr.427, datë 4.8.2000 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, dhe regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim Nr.1979 (nr.3284 Akti), datë 28.05.2001. Mbi këtë bazë, Agjencia gëzon statusin e personit fizik si organizatë jo-fitimprurëse (Fondacion)… më tepër
QËLLIMI I MADA
Qëllimi i Agjencisë është përmirësimi i cilësisë së jetesës së njerëzve në zonat malore brenda kuadrit të vizionit të zhvillimit të zonave malore dhe inkurajimi i zhvillimit të balancuar dhe të qëndrueshëm, mbështetja e aktiviteteve zhvilluese me bazë pjesëmarrjeje, … më tepër
Zonat e veprimit të MADA
Si zona të veprimit të MADA identifikohen zonat malore të vëndit (rrethet me mbi 50% të sipërfaqes së tyre të klasifikuar si zonë malore). Me specifikisht, zonat e veprimit të projekteve të veçanta, përcaktohen në marrëveshjet përkatëse të financimit të programeve apo projekteve specifike. Më specifikisht për dy programet kryesore, zonat e veprimit të MADA janë si mëposhtë:
Për “Programin e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Zonave Rurale Malore” (SDRMA) zona e veprimit perfshin 21 rrethe (Bulqize, Devoll, … më tepër.
Llojet e mbështetjeve
Testimi, demonstrimi dhe përhapja e teknologjive të përparuara në prodhim, përpunim dhe marketing të produkteve bujqësore;
Ngritja e kapaciteteve profesionale të prodhuesve dhe përpunuesve të produkteve bujqësore të zonës malore;
Përmirësimi i zinxhirëve të vlerës të produkteve agro-ushqimore;
Zhvillimi i turizmit rural malor;
Nxitja e organizimit të komunitetit rural dhe angazhimit të tyre në proceset e zhvillimit lokal;
Nxitja e zhvillimit të aktiviteteve të tjera ekonomike rurale;